Fustane te kombinuar me nje elegancë të veqantë nga stilist i njohur Turk Tarik Ediz
Fustane te kombinuar me nje elegancë të veqantë nga stilist i njohur Turk Tarik Ediz
Ketu kemi perzgjedhur per ju disa modele te fustaneve te punuar me grep,pra per te gjitha nenat qe din te punojne me grep ne j usjellim modele te bukura dhe te lehta per tu punuar.
Personat të cilët konsumojnë vaj peshku ose marrin suplemente me vaj peshku, kanë koeficient 13 për qind më të lartë të inteligjencës (IQ) dhe gjasa më të vogla për të zhvilluar sëmundjen e Alzheimerit.
Përfundimi vjen nga një studim skocez i realizuar vite më parë. Studiuesit kanë analizuar më shumë se 300 persona, të cilëve u është matur koeficienti si 11 vjeçarë, dhe më pas si 64 vjeçarë.
Studiuesit kanë realizuar një pyetësor përmes të cilit është vlerësuar sasia e acideve yndyrore omega-3 e konsumuar përmes ushqimit dhe suplementëve. Te pjesëmarrësit është matur edhe niveli i acideve omega-3 në plazmë.
Rezultatet kanë treguar se personat të cilët kishin konsumuar suplemente me acide yndyrore omega-3 kishin aftësi më të mirë konjitive (njohëse) dhe IQ më të lartë krahasuar me bashkëmoshatarët e tyre të cilët nuk kanë marrë suplemente. /Mjeku.Net/
Përbërësit:
Për brumë
500 gr miell
90 ml vaj ulliri
200 ml verë e ngrohtë e bardhë
1 lugë gjelle kripë
Për mbushje;
350 gr spinaq i zier
350 gr djathë Gjiza
1 vezë
100 gr Parmezan i grirë apo djathë Grana(lloj djathi tjeter)
kripë
piper,therrime buke
Përgaditja;
1 . Perziejme te gjithë përbërësit për brumë dhe e gatuajme brumin derisa të trashet si brumi i bukes(duke përdorur një mikser ose me dore ) .
2 . Mbulojme atë dhe mbyllim me plastike deri te përgatitim mbushjen .
3 . shkrijme spinaqin dhe shtrydhim atë për të eliminuar ujin .
4 . Prejmë atë me një thikë të mprehtë për të lehtësuar .
5 . Përziejmë atë me djathë Gjiza.
6 . Shtojm vezën.
7 . Shtojm djathin e grire,kripë dhe piper.
8 . Shkrijm së bashku të gjithë përbërësit.
9 . Ngrohim paraprakisht furrën në 180°
10 . Ndani brumin në dy pjesë.
11 . Krijo 2 qarqet e brumit si ne foto me posht duke e teholluar me t,hollojse.
12 . Vendi brumin rrethin e 1-rë në letër per pjekje.
13 . Përhapeni disa therrmie te bukes në të.
14 . Vendi ne pjesën me spinaq në mes dhe pjesen tjeter duke krijuar një rreth përreth petes,siç shihet në fotot.
15 . Mbulojm atë me peten e 2-të përmbi.
16 . Vendosni një tas të vogël mbi mbushje ne mes qe te merr formen,beni vija si ne foto me një pirun per rreth.
17 . Duke përdorur një thikë të mprehtë prjmë në 3cm/ne feta.
18. Kthejeni prerjetqe te meret forma e lulediellit.
19 . Pjekim për 30 minuta në furrë ne temperatur në 180 °.
Këto veshje të bukura janë perfekte për çdo rast të veçantë. Nuk ka rëndësi se ku dhe në qfar mbrëmje do te shkoni, ju do të jeni e përsosur në veshje dhe elegance nga fustanat elegant te Rani Zakhem-së që janë mbresëlënëse dhe gjithmonë të modës për femra.
Kozmetika dhe stili i flokëve janë një nga pjesët më të rëndësishme të imazhit tonë, kështu që ne duhet të i kushtojme vëmendje atyre.Nëse ju deshironi aplikoni grim dhe duke bërë hairstyles të ndryshme ju mund të dukeni per mrekulli!Duke mos pershtatur frizuren me kozmetikë, ju e humbni mundësinë e dukurit bukur.
Unë bëra një përzgjedhje te flokëve dhe grimit nga Reem Sharvit që mund të ju frymëzojë dhe të ju motioj natyrisht. Zgjidhni stilin tuaj të flokëve dhe grimit dhe do të shkëlqeni!
Hudhrat dhe qepët janë shumë të popullarizuara për gatim dhe shtimin e shijes ne ushqim. Por përveç shijes së tyre të mirë, ato ofrojnë edhe shumë përfitime shëndetësore. Aroma e tyre e fortë jep efektin e lotimit të syve që shkaktohet nga përmbajtja e lartë e squfurit që i bën ato shumë terapeutike për trupin e njeriut.
Hudhra është një antibiotik natyral, antibakterial dhe agjent anti-inflamator. Hudhra e ngrënë e gjallë dhe e shtypur ka treguar të ketë efekte më të fuqishëm antibiotike sepse e lëshon alicinen nga brenda thelbit, vlerë ushqyese që është thënë të jetë forma më e fuqishme e materialit antibiotik e gjetur brenda thelbit. Alicina bëhet më e fuqishme kur hudhrën e shtypim. Për shkak të aftesive anti-inflamatore, përfshirë e saj në dietën tuaj të përditshme mund të parandaloj inflamacionin kronik dhe infeksionet bakteriale.
Si hudhra ashtu edhe qepa mbajnë qarkullimin e gjakut konsistente duke bere qe gjaku lehtë të rrjedhë nëpër arteriet dhe shtigjet e tjera të gjakut. Saisa e madhe e sufurit dhe bioflavonoidit e gjetur në të dy petimet të mbron kundër depozitave të kalciumit dhe zvogëlon mundesine e bllokimit arterial që shpesh mund të ndodhë.
Të dyjat mbrojnë kundër kancerit dhe rrisin imunitetin tuaj duke përmirësuar reagimin e trupit tuaj ndaj mikroorganizmave te jashtëm. Ato veprojnë si ilaç natyror.
Pasi hudhra dhe qepa kanë nje shije të mrekullueshme për pothuajse çdo specialitet dhe se janë te lira e gjenden kudo, atehere do të ishte vertet turp i mash nese ato nuk behen pjese e përditshme e ushqimit ose të paktën ta fusni nje here ne dieten javore për të marr të gjitha përfitimet e mrekullueshme shëndetësore që ato ofruarojnë!
Përbërësit elementar për një mëngjes të shëndetshëm
Mëngjesi është prej vakteve të domosdoshme për balancimin e të ushqyerit, prandaj mos e humb këtë vakt sepse është shumë i rëndësishëm për shëndetin dhe i siguron energji oragnizmit.
Mëngjesi i shëndetshëm duhet të përmbajë: niseshtera, fibra, proteina, vitamina dhe yndyrna te pangopura. Të gjitha këto elemente gjenden në ushqimet e mëposhtme:
mjeksiabimorearabe
- Majdanosi, selinoja, kokë lakra, sallata jeshile; këshillohet që të konsumohen një javë para menstruacioneve, sepse nxitin urinimin dhe pakëson mundësinë e fryrjes së këmbëve dhe fryrjen e gjoksit për arsye të bllokimit të ujrave në trup.
- Taraxacum ; kjo bimë ka vecori në pastrimin e ujrave të bllokuara në trup, gjethet e kësaj bime përdoren në sallatë ose si caj.
- Mendër, janball, kopër; gjethet e mendrës dhe farat e kopërit perzihen me ujin e zier të janballit dhe me pas pihet. Ky caj bimor lehtëson dhembjet.
- Sherebela; pihet çdo ditë 2-3 filxhanë caji, në mënyrë të favorshme ndikon në problemet femërore. Përmirëson tonusin e mitrës, ka efekt antikërpudhor, ndihmon tek rregullimi i menstruacioneve, vendos ekuilibrin hormonal dhe parandalon problemet e menopauzës.
Sherbela ndihmon edhe në punën e veshkave dhe parandalon formimin e edemave në to.
- Kamomili; kuron dhimbjet e barkut, pihet 1-2 filxhan çaji në ditë; mënyra e përgatitje: merret një lugë me kamomil dhe hidhet në një gotë me ujë të valuar më parë, lihet i mbuluar për 10 minuta dhe pihet 25-30 min para ose pas ngrënies, mund ta ëmbëltoni me mjalt.
- Vaji i farës së qimnonit; lyhet fundi i barkut dhe vagina.
- Caji i mendrës qetësues i menstruacioneve, kundër vjelljes, dhembjes së stomakut, të mëlcisë, sëmundjeve të lëkurës, kundër tendosjeve psikike, streseve, kundër reumatizmit, kundër infeksioneve, etj.
- Lakërishtë (watercress) ndihmon në nxitjen e nxjerrjes së gjakut të keq, perzihet 2-3 lugë lakërishtë e zier me një gotë qumësht.
- Salepi; ruan mitrën nga hemoragjitë dhe e forcon atë. Menyra e perdorimit është e njohur në vendin tonë; merren 1-2 lugë salep dhe përzihet me një gotë qumësht dhe më pas ziehet në zjarr, ëmbëlsohet sipas dëshirës.
- Përzierja e disa çajrave bimorë, si; gjethet e bliut, mëllaga, lulet e zufës (Hyssop). Ky çaj duhet të pihet para menstruacioneve për rreth një javë.
* Çajrat është mirë të ëmbëltohen me mjalt, dhe të pihen 20- 30 min para ose pas ngrënies.
Për Sekrecionet Vaginale
- Kamomili: përdoret lëngu i përfituar nga lulet e kamomilit për shpëlarje vaginale, në rastet e sekrecioneve të bardha ose me erë të keqe. Një lugë e madhe nga lulet e kamomilit me një litër ujë të nxehtë por jo të vluar, lihet për 5-10 minuta, pastaj filtrohet dhe përdoret.
- Lëkura e Ahut: 4 lugë të mëdha nga lëkura e bluar e ahut, shtohet në 1 litër ujë dhe lihet të vlojë për 15 minuta, pastaj përdoret i nxehtë për shpëlarje vaginale.
- Gjethet e Arrës, një dorë nga gjethet e arrës shtohen në 1 litër ujë të vluar, lihet për 10 minuta pastaj përdoret për shpëlarje.
Preparate bimore për çrregullimet menstruale
- Lulebalsami (Hypericum perforatum), çaji i kësaj bime është rregullues i ciklit mujor, anti stresues, qetësues, kuron infeksionin e fshikësës së urinës, etj.
- Fenugreek, rregulluese e ciklit mujor, pihet para gjumit.
- Rozmarina, çaji i rozmarinës përdoret si caj cdo ditë për qetësimin e dhimbjeve, forcon zemrën, pastrues,etj.
- Alchemilla Vulgaris, kjo bimë shëron shumë prej sëmundjeve të grave, përdoret si caj.
Temperatura e lartë te fëmijët dhe trajtimi natyral i saj
Nënë e dashur, duhet të dish se temperatura e njeriut ndryshon edhe kur nuk është i sëmurë, ngrihet dhe ulet, dhe ky ndryshim eshte diçka normale. Në mëngjes temperatura e trupit të njeriut është më e ulët dhe ngrihet pas drekës, e kështu.
Temperatura normale e trupit është 37.3°C ose më pak nëse matet nga goja, dhe 38.9°C, ose më pak kur matet nga anusi.
Vetë temperatura nuk konsiderohet sëmundje, por ajo në shumicen e rasteve është tregues i ekzistences së një sëmundjeje të brëndshme. Ngritja e temeraturës tregon se dicka po ndodh brenda trupit.
Shkaqet e temperaturës
- Në shumicën e rasteve trupi është duke luftuar me viruset dhe bakteriet, dhe temperatura në këtë rast mund te ndihmojë në vrasjen e viruseve. Temperatura është pjesë e mënyrës me të cilën sistemi imun i trupit lufton semundje të ndryshme si; gripi dhe ftohja e rëndë, dhembjet e veshit, etj.
- Kundërpërgjigja ndaj ilaçeve kimike ose vaksinat.
- Goditja nga dielli.
- Sëmundjet ngjitëse.
- Ndonjë lloj infeksioni si; infeksioni urinar (kjo dallohet duke urinuar shpesh dhe me dhimbje), infeksioni i grykeve (zakonisht shoqërohet me infeksion në fyt), infeksioni rreth syve (dhimbje lart syrit ose poshtë tij), ose nga dalja e dhëmbëve (në një zonë të hollë në gojë), infeksioni i veshit të mesëm (krizat e etheve të shoqëruara me shtrëngimin e veshëve).
- Ethet mund të shoqërojnë edhe daljen e dhëmbëve.
Simptomat
Simptomat e temperaturës karakterizohen si në vijim:
- Fëmija i prekur me temperaturë zakonisht e ka ballin të nxehtë.
- Fytyrën e ka të kuqe.
- Ka ethe dhe dridhje.
- Humbja e oreksit.
- Dhembje koke dhe barku.
- Është i përgjumur dhe ka vështirësi në frymëmarrje.
Nëse i ke në dyshim simptomat e shfaqura, veprimi më i mirë në këtë rast është matja e temperaturës me termometër.
Trajtimi
Çfarë duhet bërë
- Vishi fëmijës rroba të lehta.
- Ajrose dhomën e fëmijës edhe nëse jashtë është ftohtë, duke ruajtur një temperaturë konstante.
- Mund ti bësh fëmijës një banjë me ujë të vakët.
- Duhet që fëmija të pijë ujë dhe pije frutash sepse trupi në këtë rast humbet shumë ujë.
- Lyej dhe fërkoje barkun e fëmijës me uthull molle; kjo jep rezultat të shkëlqyer në uljen e temperatures.
- Lag një copë me ujë dhe uthull molle dhe fërkoji ballin, duart dhe këmbët.
Çfarë nuk duhet bërë
- Mos e vishni fëmijën trashë dhe mos e mbështillni me mbulesa sepse kështu i shtoni temperaturën.
- Mos përdorni ujë të ftohtë por të vakët.
- Mos e lyeni trupin e fëmijes me alkool sepse ai mund të djegë lëkurën e fëmijës dhe mund të arrijë deri tek damarët e gjakut.
- Mos e mbeshtillni fëmijën me peshqir të njomë sepse ndalon avullimin e avujve natyralë në trup.
Çajra bimorë për uljen e temperaturës
- Mendër e egër: merret një lugë me mendër të bluar dhe hidhet në një gotë me ujë të valuar më parë, lihet e mbuluar 10 min dhe më pas kullohet dhe pihet; përsëritet 2 herë në ditë.
- Çaji i Xhenxhenfilit.
- Çaji i gjetheve të Bliut.
- Çaji i Çikores.
- Çaji i Kamomilit.
Ketu ne foto imazhe do te gjeni 18 fustanet me te bukur nga dizejnatori i njoftur Tarik Ediz ,pra jane modelet me te reja te ketij viti 2014.
Dhimbja e qafës dhe shkaktarët më të shpeshtë të dhimbjeve të muskujve e tendinave.
Dhimbja e qafës ndonjëherë është vërtet e padurueshme,ndonjëherë na bën të ndjehemi keq kur ndodhem në ambiente me njerëz dhe në të shumtën e rasteve nuk të lejon të kesh ditë normale pasi duket si nje peshë e madhe që i ka zënë rrugën mendimeve.Dhimbja e qafës sot është shumë e përhapur .Pozicionet jo shumë të përshtatshme të qëndrimit në këmbë apo ulur,mbajtja e takave te larta ,artrozet apo tensionet nervore janë të gjitha motive për të shkaktuar dhimbje në këtë pjesë të trupit.
Si shfaqet
Dhimbja e qafës ndonjëherë shfaqet ne forma te ndryshme.Në qoftë se deshiron të zgjedhësh terapinë më të dobishme duhet të studiosh me kujdes simptomat.Dhimbja akute e dhunshme është e pranishme vetem ne nje anë dhe shfaqet sidomos kur perpiqemi te ndryshojme pozicion.Jemi te detyruar qe ta mbajme koken nga nje anë.Të krijohet përshtypja se jemi teresisht te bllokuar dhe të ngrirë.Dhimbja është e shurdhët dhe qafa është e ngrirë,muskujt jane te tendosur dhe te krijohet pershtypja qe keni nje peshë mbi shpatulla.Kjo dhimbje shkaktohet nga qendrimi ne nje pozicion te keq për një kohë të gjatë ose nga stresi dhe tensionet emocionale.
Parandalimi
Duhet te jeni te kujdeshem nga pozicioni qe kane lidhje me qafen,mund te shmangni nje pjes te mire te dhembjeve te shkaktuara pikerisht nga ky shkak.Keshillohet te mbani nje qendrim korrekt.Shprehja e vjeter *shpatullat prapa dhe gjoksin jashtë*është akoma ne fuqi.Duhet treguar kujdes ne zgjedhjen e karrikes se pershtatshme.Karrika e atyre personave qe kalojne kehen shum ulur duhet te jete rregulluar gjatesine.Kembet duhet te qendrojne te mbeshtetura ne dysheme dhe kurrizi ne karrike.Duhet te ngrihesh nga karrika per qdo orë dhe te besh disa hapa per te ndryshuar pozicionin e kolones vertebrale.Eshtë një ushtrim i detyrueshem për ata qe kalojne ore te tera ne tavoline.Pozicioni gjate periudhes se gjumit duhet te jete ai ne kurriz poshte ose i kthyer ne anë .Pozicioni me gjoksin poshte mban ne tension vertebrat e qafes dhe mund te shkaktoje dhimbje.Keshillohet te beni ushtrime te vogla perditshme.
Kur duhet ti drejtohemi mjekut
Në qoftë se perplaseni me makine apo nje traume gjet nje aktiviteti sportiv apo duke u rrezuar per qdo lloj motivi dhe ne qoftë se dhimbja ne qafe eshte e shoqeruar te vjella ,dhimbje koke ,ethe padurim te drites,dhe mpirje te krahut apo te pjesë të tjera te trupit;ne keto raste eshte e keshillueshme te i drejtoheni mjekut.Vonesat ne nderhyrje mund te jenë me pasoja.
Disa këshilla për të shmangur dhimbjet ne qafë
Shkakterët më të shpeshtë të dhimbjeve ne qafë
Motivet nga te cilat shkaktohen dhimbjet e qafes mund te grupohen ne kater kategoti; Kontraktimet muskulore per shkak te stresit ,pozicionet e keqija apo tensioneve emocionale .Kjo eshte arsyeja me e shpeshtë e dhimbjeve te qafes.Dhe pse shkaku mund te duket i rendomte ,bllokimi muskulor mund te qojë te nje palevizshmeri totale te perkohshme.Semundje si artroza apo herni diskale jane shkaku i dyte i dhimbjeve te qafes,por qe te dyja situata mund te jene aktive njekohesisht.
Me anë të akupunktures
Akupunktura eshte shum e dobishme ne rastet kur dhimbja e qafes eshte shkaktuar nga kontraktimet muskulore si ato te shkaktuara nga semundja e artrozës.
Me anë të masazhit
Teknikat e masazhit jane te dobishme ne te gjitha rastet kur qafa dhe shpatullat kane ngrirë,qoftë se keni qendruar ne nje pozicion te papershtatshem ,per shkak te artrozes ,per nje qendrim te gjate ne nje pozicion.
Me aroma terapi
Per te shtuar efikasitetin e masazhit,mund te perdoret nje vaj i perfituar ne kete menyre;Ne 50ml vaj mandarinash te embla hidh 20 ose 30 pika livande ose kamolili.Te njejtat vajera por me mase 2-5 pika mund te hidhen edhe ne vasken e banjos.
mjeksiaislame