Quantcast
Channel: Sekrete Mode – Fashion, Beauty, hairstyle, mode, pune dore,frizura
Viewing all articles
Browse latest Browse all 418

Format e shfaqjes se dhimbjeve të qafës dhe simptomat

$
0
0

Dhimbja e qafës dhe shkaktarët më të shpeshtë të dhimbjeve të muskujve e tendinave.

Dhimbja e qafës ndonjëherë është vërtet e padurueshme,ndonjëherë na bën të ndjehemi keq kur ndodhem në ambiente me njerëz dhe në të shumtën e rasteve nuk të lejon të kesh ditë normale pasi duket si nje peshë e madhe që i ka zënë rrugën mendimeve.Dhimbja e qafës sot është shumë e përhapur .Pozicionet jo shumë të përshtatshme të qëndrimit në këmbë apo ulur,mbajtja e takave te larta ,artrozet apo tensionet nervore janë të gjitha motive për të shkaktuar dhimbje në këtë pjesë të trupit.

Si shfaqet 

Dhimbja e qafës ndonjëherë shfaqet ne forma te ndryshme.Në qoftë se deshiron të zgjedhësh terapinë më të dobishme duhet të studiosh me kujdes simptomat.Dhimbja akute e dhunshme është e pranishme vetem ne nje anë dhe shfaqet sidomos kur perpiqemi te ndryshojme pozicion.Jemi te detyruar qe ta mbajme koken nga  nje anë.Të krijohet përshtypja se jemi teresisht te bllokuar dhe të ngrirë.Dhimbja është e shurdhët dhe qafa është e ngrirë,muskujt jane te tendosur dhe te krijohet pershtypja qe keni nje peshë mbi shpatulla.Kjo dhimbje shkaktohet nga qendrimi ne nje pozicion te keq për një kohë të gjatë ose nga stresi dhe tensionet emocionale.

Parandalimi

Duhet te jeni te kujdeshem nga pozicioni qe kane lidhje me qafen,mund te shmangni nje pjes te mire te dhembjeve te shkaktuara pikerisht nga ky shkak.Keshillohet te mbani nje qendrim korrekt.Shprehja e vjeter *shpatullat prapa dhe gjoksin jashtë*është akoma ne fuqi.Duhet treguar kujdes ne zgjedhjen e  karrikes se pershtatshme.Karrika e atyre personave qe kalojne kehen shum ulur duhet te jete  rregulluar gjatesine.Kembet duhet te qendrojne te mbeshtetura ne dysheme dhe kurrizi ne karrike.Duhet te ngrihesh nga karrika per qdo orë dhe te besh disa hapa per te ndryshuar pozicionin e kolones vertebrale.Eshtë një ushtrim i detyrueshem për ata qe kalojne ore te tera ne tavoline.Pozicioni gjate periudhes se  gjumit duhet te jete ai ne kurriz poshte ose i kthyer ne anë .Pozicioni me gjoksin poshte mban ne tension vertebrat e qafes dhe mund te shkaktoje dhimbje.Keshillohet te beni ushtrime te vogla perditshme.

Kur duhet ti drejtohemi mjekut

Në qoftë se perplaseni me makine apo nje traume gjet nje aktiviteti sportiv apo duke u rrezuar per qdo lloj motivi dhe ne qoftë se dhimbja ne qafe eshte e shoqeruar te vjella ,dhimbje koke ,ethe padurim te drites,dhe mpirje te krahut apo te pjesë të tjera te trupit;ne keto raste eshte e keshillueshme te i drejtoheni mjekut.Vonesat ne nderhyrje mund te jenë me pasoja.

Disa këshilla për të shmangur dhimbjet ne qafë 

  • -Tregoni kujdes me pozicionet e qafes
  • Mbani nje qendrim të përshtatshem
  • Shpatullat prapa dhe gjoksin jashtë
  • Zgjidhni karriken e pershtatshme
  • Kembet duhet te qendrojne te mbeshtetura ne dysheme
  • Kurrizi duhet mbeshtetur ne karrike
  • Kujdesuni per pozicionet kolones vertebrale
  • Beni ushtrime te vogla te perditshme

Shkakterët më të shpeshtë të dhimbjeve ne qafë 

Motivet nga te cilat shkaktohen dhimbjet e qafes mund te grupohen ne kater kategoti; Kontraktimet muskulore per shkak te stresit ,pozicionet e keqija apo tensioneve  emocionale .Kjo eshte arsyeja me e shpeshtë e dhimbjeve te qafes.Dhe pse shkaku mund te duket i rendomte ,bllokimi muskulor mund te qojë te nje palevizshmeri totale te  perkohshme.Semundje si artroza apo herni diskale jane shkaku i dyte i dhimbjeve te qafes,por qe te dyja situata  mund te jene aktive njekohesisht.

Me anë të akupunktures

Akupunktura eshte shum e dobishme  ne rastet kur dhimbja e qafes eshte shkaktuar nga kontraktimet muskulore si ato te shkaktuara nga semundja e artrozës.

Me anë të masazhit 

Teknikat e masazhit jane te dobishme ne te gjitha rastet kur qafa dhe shpatullat kane ngrirë,qoftë se keni qendruar ne nje pozicion te papershtatshem ,per shkak te artrozes ,per nje qendrim te gjate ne nje pozicion.

Me aroma terapi

Per te shtuar efikasitetin e masazhit,mund te perdoret nje vaj i perfituar ne kete menyre;Ne 50ml vaj mandarinash te embla hidh 20 ose 30 pika livande ose kamolili.Te njejtat vajera por me mase 2-5 pika mund te hidhen edhe ne vasken e banjos.

mjeksiaislame


Viewing all articles
Browse latest Browse all 418


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>