Quantcast
Channel: Sekrete Mode – Fashion, Beauty, hairstyle, mode, pune dore,frizura
Viewing all articles
Browse latest Browse all 418

Shqiptarja zgjidhet më e bukura e Zvicrës

$
0
0

mis zvicrra

Bukuroshja shqiptare nga Mali i Zi, Sindi Arifaj, ka marrë kurorën e më të bukurës në ngjarjen “Miss Suisse Romande 2014”.

 

Ngjarja e organizuar të shtunën, 30 nëntor, në Gjenevë të Zvicrës, vlerësoi shqiptaren 18-vjeçare si më të mirën nga 20 konkurrentet e garës.Sindi prej vitesh jeton në Zvicër dhe është nxënëse në fushën e specializimit social. Ajo është zgjedhur nga një juri profesioniste mes shumë garueseve të tjera.Ndërsa përcjellësja e parë e shqiptares ishte Céline Morel, kurse si e treta u rendit, Mwavita Darbellay. Përveç modelimit, Sindi duket se e ka pasion edhe muzikën, pasi që vijon edhe shkollën e kitarës.Madje, ajo ka marrë pjesë në evenimente të ndryshme muzikore të zhvilluara, jo vetëm nga diaspora shqiptare në Zvicër, por edhe komunitetet tjera.“Miss Suisse Romande” organizohet në zonat frankofone të Zvicrës dhe ku konkurrojnë vetëm konkurrentë që gjuhë e parë e kanë frëngjishten. /Zëri/Telegrafi/

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 418


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>