Quantcast
Channel: Sekrete Mode – Fashion, Beauty, hairstyle, mode, pune dore,frizura
Viewing all articles
Browse latest Browse all 418

Bimët që ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjeve të menstruacioneve

$
0
0

- Majdanosi, selinoja, kokë lakra, sallata jeshile; këshillohet që të konsumohen një javë para menstruacioneve, sepse nxitin urinimin dhe pakëson mundësinë e fryrjes së këmbëve dhe fryrjen e gjoksit për arsye të bllokimit të ujrave në trup.

- Taraxacum ; kjo bimë ka vecori  në pastrimin e ujrave të bllokuara në trup, gjethet e kësaj bime përdoren në sallatë ose si caj.

- Mendër, janball, kopër;  gjethet e mendrës dhe farat e kopërit perzihen me ujin e zier të janballit dhe me pas pihet.  Ky caj bimor lehtëson dhembjet.

- Sherebela; pihet çdo ditë 2-3 filxhanë caji, në mënyrë të favorshme ndikon në problemet femërore. Përmirëson tonusin e mitrës, ka efekt antikërpudhor, ndihmon tek rregullimi i menstruacioneve, vendos ekuilibrin hormonal dhe parandalon problemet e menopauzës.
Sherbela ndihmon edhe në punën e veshkave dhe parandalon formimin e edemave në to.

Kamomili; kuron dhimbjet e barkut, pihet 1-2 filxhan çaji në ditë; mënyra e përgatitje: merret një lugë me kamomil dhe hidhet në një gotë me ujë të valuar më parë, lihet i mbuluar për 10 minuta dhe pihet 25-30 min para ose pas ngrënies, mund ta ëmbëltoni me mjalt.

Vaji i farës së qimnonit;  lyhet fundi i barkut dhe vagina.

Caji i mendrës  qetësues i menstruacioneve, kundër vjelljes, dhembjes së stomakut, të mëlcisë, sëmundjeve të lëkurës, kundër tendosjeve psikike, streseve, kundër reumatizmit, kundër infeksioneve, etj.

- Lakërishtë (watercress) ndihmon në nxitjen e nxjerrjes së gjakut të keq, perzihet 2-3 lugë lakërishtë e zier me një gotë qumësht.

Salepi;  ruan mitrën nga hemoragjitë dhe e forcon atë. Menyra e perdorimit është e njohur në vendin tonë; merren 1-2 lugë salep dhe përzihet  me një gotë qumësht dhe më pas ziehet në zjarr, ëmbëlsohet sipas dëshirës.

- Përzierja e disa çajrave bimorë, si; gjethet e bliut, mëllaga, lulet e zufës (Hyssop).  Ky çaj duhet të pihet para menstruacioneve për rreth një javë.

* Çajrat është mirë të ëmbëltohen me mjalt, dhe të pihen 20- 30 min para ose pas ngrënies.

Për Sekrecionet Vaginale

Kamomili: përdoret lëngu i përfituar nga lulet e kamomilit për shpëlarje vaginale, në rastet e sekrecioneve të bardha ose me erë të keqe. Një lugë e madhe nga lulet e kamomilit me një litër ujë të nxehtë por jo të vluar, lihet për 5-10 minuta, pastaj filtrohet dhe përdoret.

- Lëkura e Ahut: 4 lugë të mëdha nga lëkura e bluar e ahut, shtohet në 1 litër ujë dhe lihet të vlojë për 15 minuta, pastaj përdoret i nxehtë për shpëlarje vaginale.

- Gjethet e Arrës, një dorë nga gjethet e arrës shtohen në 1 litër ujë të vluar, lihet për 10 minuta pastaj përdoret për shpëlarje.

 

Preparate bimore për çrregullimet menstruale

Lulebalsami (Hypericum perforatum), çaji i kësaj bime është rregullues i ciklit mujor, anti stresues, qetësues, kuron  infeksionin e fshikësës së urinës, etj.

Fenugreek, rregulluese e ciklit mujor, pihet para gjumit.

Rozmarina, çaji i rozmarinës përdoret si caj cdo ditë për qetësimin e dhimbjeve, forcon zemrën, pastrues,etj.

- Alchemilla Vulgariskjo bimë shëron shumë prej sëmundjeve të grave, përdoret si caj.

menstracionet


Viewing all articles
Browse latest Browse all 418

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>