Personat të cilët konsumojnë vaj peshku ose marrin suplemente me vaj peshku, kanë koeficient 13 për qind më të lartë të inteligjencës (IQ) dhe gjasa më të vogla për të zhvilluar sëmundjen e Alzheimerit.
Përfundimi vjen nga një studim skocez i realizuar vite më parë. Studiuesit kanë analizuar më shumë se 300 persona, të cilëve u është matur koeficienti si 11 vjeçarë, dhe më pas si 64 vjeçarë.
Studiuesit kanë realizuar një pyetësor përmes të cilit është vlerësuar sasia e acideve yndyrore omega-3 e konsumuar përmes ushqimit dhe suplementëve. Te pjesëmarrësit është matur edhe niveli i acideve omega-3 në plazmë.
Rezultatet kanë treguar se personat të cilët kishin konsumuar suplemente me acide yndyrore omega-3 kishin aftësi më të mirë konjitive (njohëse) dhe IQ më të lartë krahasuar me bashkëmoshatarët e tyre të cilët nuk kanë marrë suplemente. /Mjeku.Net/