Quantcast
Channel: Sekrete Mode – Fashion, Beauty, hairstyle, mode, pune dore,frizura
Viewing all articles
Browse latest Browse all 418

Ushqimi kundër rënies së flokëve

$
0
0

Rënia e flokëve është e përhapur në mënyrë të veçantë në periudhën e pranverës. Shumica vuajnë nga rënia e flokëve, që përveç se në pamjen fizike, ndikon edhe ndaj vetëbesimit.

Por, disa produkte në ushqim janë të shkëlqyeshme në përforcimin e flokut dhe në parandalimin e rënies së tyre. Kryesisht edhe flokët janë të krijuara nga proteinat, prandaj është e sugjeruar konsumimi i ushqimit të pasur me proteina.

Megjithatë, keni kujdes – ushqimi me shumë yndyrë mund ta rrisë nivelin e testosteronit që e përshpejton rënien e flokëve.

Prandaj zgjidhni proteina të shëndetshme si peshkun, mëlçinë, kaçkavallin dhe djathin me pak yndyrë, vezë, bajame, qumësht nga soja, fasule dhe jogurt.

Hekuri luan rol të rëndësishëm në prodhimtarinë e hemoglobinës, më saktë pjesa prej gjakut që dërgon oksigjen deri në organet dhe indet.

Prandaj duhet ta mbani hemoglobinën, dmth. hekurin, në gjendje stabile me ushqim të përshtatshëm.

Frutat e thata (në veçanti rrushi i thatë), lëng prej vishnje, drithërat, janë shumë të rëndësishme për shëndetin e trupit tuaj dhe për flokët tuaj. Vitamina C e rrit thithjen e hekurit në organizëm dhe kështu ngrënia e frutave si portokaj, luleshtrydhe apo limona duhet të jetë shprehi e përditshme nëse qëllimi juaj është parandalimi i rënies së flokëve.

Zinku është i rëndësishëm në luftën me rënien e flokëve. Ka rol kryesor në kryerjen e disa funksioneve të lehta, por edhe balancimin hormonal.

Zinku është i përgjegjshëm për rolin e gjëndrave që janë të ngjitura afër folikulave të flokut. Do ta gjeni në mishin e kuq, mishin e shpezëve, në prodhimet e detit si gaforret apo molusqe. Kombinoni këto produkte në ushqimin e përditshëm dhe shpejt do ta vëreni efektin e ushqimit të shëndoshë. Indeksonline/

foto


Viewing all articles
Browse latest Browse all 418

Trending Articles