Për shumicën e njerëzve, stresi është bërë pjesë e përditshmërisë. Për ta luftuar atë nevojitet mund, mirëpo së pari duhet të dini çka ndikon dhe si ndikon në shfaqjen e stresit, e pastaj edhe luftimin e tij.
Ndër këshillat më të rëndësishme në luftimin e stresit është ushqimi i shëndetshëm dhe konsumimi i ujit. Ajo çfarë hani ndikon në disponimin tuaj.