Pergaditja; 3 filxhana të mëdhenjë(200ml) çokollatë,
2 lugë gjelle kakao pluhur
¾ e lugës së gjellës nisheste (amidon)
1 lugë gjelle sheqer
600 ml qumësht
150 gr çokollatë
½ shkop vanilleje
Një sqarim i vogël: çokollata e nxehtë do t’ju dali aq e mirë sa edhe përbërësit e zgjedhur, kështu që kushtoni kujdes çokollatës dhe kakaos, më së miri është të jenë me rreth 60% kakao.
Fillimisht, vini 500ml qumësht në zjarrë bashkë me farat e shkopit të vanillës.
Vanillen mund t;a zavendesoni me levore portokalli .
Në një enë tjetër vendosni 100ml e mbetura të qumështit, bashkë me kakaon, sheqerin dhe nishesten dhe përzieni mirë.
Kur të vlojë qumështi vendoseni në zjarrë më të ngadaltë dhe hidhjani përzierjen e sapoformuar me qumështin dhe kakaon.
Dy janë problemet që mund të ndodhin: mund të leni nishesten dhe kakaon me kokërrza ose mund ta ngjitni qumështin gjatë zierjes. Zgjidhja për të evituar të dy rreziqet,eshte teli për përzierje:
Vazhdoni te Përzieni, mire
Vëreni kur të fillojë të dendësohet përzierja, dhe bëni kujdes ta largoni nga zjarri para se të dendësohet tepër.
Derisa është e nxehtë, shtojani edhe çokollatën e coptuar dhe përzieni vrullshëm.
Kur është e coptuar çokollata shkrihet lehtë, duke shfrytëzuar vetëm temperaturën e arritur gjatë zierjes, pa pasur nevojë të kthehet ena në zjarrë.
Pasi të përzieni mirë e mirë dhe të siguroheni që nuk ka mbetur copëz çokollate pa u shkrirë mund ta shërbeni nëpër filxhana. Këshilla ime është që kur ti shërbeni, të shtoni edhe biskota si psh amareta.
Çokollatë e nxehtë!!
Ju bëftë mirë