Përbërsit:
2 kokra veze,
1 filxhan kafe vaj ulliri,…
6 luge gjelle sheqer,
7 lugë gjelle miell,3 kokrra mollë,
1 paketë me rrush të thatë,
më pak se nje luge kafe sode.
Më parë bëjmë gati mollët, të cilat i qerojmë dhe i grijmë në copa të vogla. Pastaj në një enë rrahimm fillimisht vezët dhe më pas shtojmë sheqerin. Mbasi shkrihët sheqeri hedhim vajin e ullirit e më pas hedhim miellin.
Pasi e rrahim masën mirë me mixer shtojmë sodën dhe në fund frutat rrushin e thatë dhe mollët e grira mund te shtojme qfardo fruta te thata . Masën e përftuar e hedhim në një tavë mesatare të cilen e kemi lyer më parë me pak gjalp.
E fusim në furrë të piqet per rreth 45 minuta në temp. 180 gradë. E lëmë derisa të marrë një ngjyrë pak si të kuqerremtë.