Quantcast
Channel: Sekrete Mode – Fashion, Beauty, hairstyle, mode, pune dore,frizura
Viewing all articles
Browse latest Browse all 418

Përse qajnë gratë?

$
0
0

Përse po qan? – fëmija i vogël pyet nenën.
Sepse jam grua – i përgjigjet ajo.
Nënë nuk po të kuptoj!- iu përgjigj djali.
Nëna e afron nga vetja dhe i thotë:
-As do me kuptosh ndonjëherë, biri im.
Me vonë fëmija e pyet babane.
-Përse me duket se nëna po qan pa arsye?
-Të gjitha gratë qajnë pa arsye- iu përgjigj i ati fëmijës.
Fëmija i vogël u rrit dhe u bë burrë, por prapëseprapë nuk e
kuptoi përse qajnë gratë.
Në fund iu drejtua Zotit dhe e pyeti
-O Zot, përse gratë qajnë aq lehtë?
Zoti u përgjigj:
- Kur krijova gruan m’u desh ta krijoj të mbinatyrshme.
I kam dhuruar supet aq të fortë sa te mbajë peshën e botës dhe
njëkohësisht aq të buta që të krijojë rehati…
I kam dhënë forcën e brendshme që të përballojë lindjen e fëmijës
dhe mospranimin të cilin shumë herë e përjeton nga fëmijët e saj.
I kam dhënë forcën, e cila i ndihmon që gjithmonë të shkojë
përpara edhe atëherë kur të gjithë të tjerët dorëzohen. Të kujdeset për familjen e saj edhe atëherë kur është e sëmurë dhe e lodhur, gjithnjë pa u ankuar.
I kam dhuruar ndjenjat që t’i dojë fëmijët e saj, pavarësisht
se ata ndonjëherë e lëndojnë atë thellë në shpirt.
I kam dhëne fuqinë që ta pranojë bashkëshortin edhe pse ka mungesa. E kam krijuar atë qe dhe nga grindjet e tij t’ia mbrojë zemrën.
I kam dhënë zgjuarsinë që ta dijë se bashkëshorti i mirë asnjëherë nuk e lëndon gruan e tij por ndonjëherë provon forcën dhe vendosmërinë e saj për të qëndruar pranë tij deri në kundërshtime.
Në fund i dhurova lotin që derdh, i cili i përket vetëm
asaj, që ta shfrytëzojë sa herë që të ketë nevojë për t’i përballuar
sfidat e jetës.
Në këta lote ka me të vërtetë të drejtë sepse askush nuk
mund të përballoje kaq shumë pa thënë asnjë fjalë, sa gruaja në të vërtetë është në gjendje të përballojë!
Bukuria e gruas nuk qëndron në rrobat që vesh, as në
linjat trupit dhe as në mënyrën se si i kreh flokët.
Bukuria e gruas qëndron në sytë e saj, sepse ata janë dyert
e zemrës, vendi ku banon dashuria.

unnamed


Viewing all articles
Browse latest Browse all 418

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>