Për pandispanjë:
5 të bardhë të vezëve,
15 lugë sheqer,
1 lugë gjelle uthull,
.150 gr.krem I gatshëm qokollate
Për krem:
6dl qumësht
5 të verdhë të vezëve 2 pudding vanileje
150 gr sheqer,
250 gr.gjalpë,,
150 gr.keksa të bluar,4 decilitre hoplla e ëmbël
2 krem pana të vaniljes, 100 gr.qokollatë pluhur.
1.Të bardhtë e vezëve tunden derisa të fitohet një shkumë e trashë.Pastaj shtohet sheqeri gradualisht dhe tundet gjatë tërë kohës.Në fund shtohet uthulla dhe tundet me mikser.
2.Në tepsinë katrore për pjekje shtrojmë leter për pjekje,derdhet masa e pergaditur dhe piqet ne furrën e nxehtë paraprakisht në 120 grade për 60 minuta.
Kremi
1.Në një tenxhere të vogel derdhen 4 decilitra qumësht ,shtohet sheqeri dhe zihet derisa të vlojë qumeshti.
2.Në një enë të veqantë bashkohen qumështi I mbetur ,të verdhet e vezëve dhe pluhuri per pudding vanileje .Këto derdhen në qumështin e vluar .Të gjitha zihen në temperature mesatare duke u perzier derisa të trashet masa.
3.Përzierja e përgaditur lihet të ftohet,shtohet gjalpi dhe tundet me mikser.
4.Në një enë të veqantë tundet krem pana e vaniljes ,sipas udhëzimeve në qeskë ,shtohet në kremin e përgaditur dhe përzihet ngadalë .
5.Kremi ndahet në dy pjesë.Në pjesën e pare të kremit shtojmë keksat e bluar dhe qokollata pluhur.Pjesa e dytë e kremit mbetet e verdhë.
Në përfundim:-Pandispanja e pjekur lyhet me kremin e gatshëm të qokollatës ,pastaj shtrihet mbi kremi I përgaditur I qokollatës dhe në fund shtrihet kremi me ngjyrë të verdhë.
Hoplla e ëmbël tundet derisa të fitohet një shkumë e trashë dhe me të lyhet torta përmbi.