Ari dhe argjendi, bizhuteritë, gjësende nga çeliku, monedha bronzi dhe shumë gjëra të tjera metalike kanë qenë të njohura si shëruese që nga kohët e lashta. Megjithatë, shumica e njerëzve nuk e konsiderojnë metalin si një metodë e trajtimit dhe e konsiderojnë atë si diçka që i përket së kaluarës. Megjithatë, terapia metalike vazhdon që të ndihmojë njerëzit. Aspekti më i rëndësishëm në këtë metodë është thjeshtësia e saj, qasja dhe zero efektet anësore.
Metalet e planeteve
Në kohët e lashta, kanë qenë vetëm shtatë metale të njohura, te cilat korrespondonin me numrin e planeteve që njerëzit i njihnin. Është menduar se metalet janë formuar në brendësi të Tokës nën ndikimin e trupave qiellore. Secilit metal i ishte atribuar nga një trup qiellor. Ari i atribuohej diellit, Kallaji – Jupiterit, Argjendi – Hënës, Hekuri i atribuohej Marsit, Merkuri – Merkurit, Plumbi – Saturnit dhe Bakri – Venerës.
Shkencëtarët modern numërojnë rreth 83 metale, por disa prej tyre posedojnë cilësin të ndërmjetme dhe vështirë se mund të konsiderohen si metale.
Bartja dhe aplikimi
Bizhuteritë e bëra nga metale të ndryshme që njerëzit bartin në trup për zbukurim, tregojnë një efekt të përhershëm në fushën e energjisë. Si rregull, personi nuk i kushton vëmendje asaj gjëje. Në kohët e lashta dihej që metalet dhe aliazhet e tyre kanë pasur jo vetëm vlerën materiale por edhe shërimin dhe vlerat energjike. Metalet janë përdorur për të trajtuar dhe për të parandaluar sëmundje të ndryshme. Në ditët e sotme, veprimi i metaleve në trupin e njeriut vazhdon që të studiohet dhe cilësitë e tyre të dobishme gjejnë aplikime të reja në mjekësinë tradicionale dhe atë alternative.
Aplikimi i pllakave metalike në pjesë të ndryshme të trupit që korrespondojnë me pikat aktive për të përmirësuar shëndetin dhe shërimin e njerëzve është e njohur si metaloterapi ose siderizëm. Ato mund të përdoren në mënyra të ndryshme. Dikush mund të aplikojë pllakat metalike në zonën e prekur për një periudhë të shkurtër kohe ose direkt ose nëpërmjet leckave. Dikush mban pllaka gjatë gjithë kohës. Kur metali bie në kontakt me lëkurën, kjo lidhje prodhon energji, e cila ndikon ne rrjedhën e energjisë në trup. Mjekët dhe shkencëtarët kanë vërtetuar se me aplikimin e arit, bakrit, plumbit apo zinkut në zonën e prekur, energjia qarkullon nga pjesa metalike në lëkurë. Kur përdoret argjendi ose kallaji, rrjedha e energjisë shkon në drejtim të kundërt – që d.m.th. nga lëkura në metal. Prandaj, ari, bakri dhe plumbi janë të rekomanduara për të trajtuar sëmundje të lidhura me funksionet e organeve me dëmtime. Argjendi dhe kallaji rekomandohen për sëmundje të funksioneve eksesive.
Ari
Ky metal shumë reaktiv ka veti unike shëruese. Është i aftë për të tërhequr nxehtësinë në trup, e cila është e rëndësishme kur trupi prodhon sasi të pa mjaftueshme të energjisë. Është e preferueshme që të barten objekte të vjetra të arit të formë të rrumbullakët. Për shembull, bizhuteri ari te trasheguara nga familja nga brezi në brez kanë një aftësi për të akumuluar potencial të madh të energjisë. Në kohët e lashta, ari është konsideruar si një ilaç i fuqishëm për të forcuar shpirtin dhe pë të zgjatur jetën. Një besim që ruhet nga ato kohë thotë se bizhuteritë e arit e largojnë syrin e keq, forcon energjinë solare të pleksusit. Besohet gjithashtu se bartja e një unazë floriri në një gisht të dorës së djathtë zgjat jetën për disa vite.
Shkencëtarët modern kanë vertetuar se ky metal ka një efekt pozitiv në humor, forcon dhe inspiron besim në të ardhmen. Përveç kësaj, shkëlqimi i arit në diell ka një efekt të dobishëm gjatë depresionit sezonal. Njerëzit që vuajnë nga aritmia, mund të mbajnë një medalion ari. Është e rëndësishme te dihet qe nëse bizhuteritë e arit merrin ngjyrë të errët ose ndërrojnë ngjyrën me kalimin e kohës, kjo do të thotë se ekziston një përqindje e madhe e shtesave metalike në atë gjë. Ato duhet te zëvendësohen me pllaka pa aditivë sepse metalet ndikojnë në trup në mënyra të ndryshme.
Ari ka veti anti-inflamatore dhe kunder plakjes, kështu që po perdoret në prodhimin e një gjenerate të re të kozmetikës. Metalet e çmuara po ashtu janë përdorur edhe në kirurgjinë kunder plakjeës.
Argjendi
Gratë pelqejne qe të dekorojnë veten me xhingla të ndryshme argjendi , por jo të gjithë e dinë se ky metal është mjek i shkëlqyer . Për shembull , dekorimet në qafë qetësojnë nervat . Në qoftë se ju i mbani unazë argjendin në gishtin e dorës së djathtë apo të majtë – ajo heq energji të tepërt në qarkullim të gjakut dhe ul tensionin e gjakut . Një unazë në gishtin tregues të dorës së djathtë apo të majtë normalizon punën e traktit gastrointestinal. Për gjallërim të zemrës , është e rekomandueshme që vazhdimisht të mbani një unazë argjendi në gishtin e vogël të dorës së majtë . Argjendi është gjithashtu një diagnostikues i madh . Gjërat e argjendta nxihen nëse një person ka një problem në sistemin endokrin ose mund të ndodhë që një send argjendi mund të bëhet më e ndritshme se sa zakonisht. Kjo mund të tregojë një çrregullim serioz të veshkave, pasi djersa liron substancat që përmbajnë azot , e cila bie në reaksion me dekorimet e argjendi dhe e bënjë atë qe të shkëlqejë . Medikamentet që përmbajnë argjend , ndryshe nga antibiotikët , kanë një spektër më të gjerë antibakterial . Më e rëndësishmja eshte se ato nuk e demtojnë sistemin imunitar .
Njerëzit kanë ditur se një aliazh prej ari dhe argjendi është një permiresues i fuqishëm shëndetësor . Luget, pirunjtë, enët dhe thikat e praruara nga argjendi dhe ari mund të dezinfektojnë ushqimin dhe ujin nga substancat e dëmshme . Paraardhësit tanë e dinin kete fakt dhe përdornin lugët e argjendit për të ushqyer fëmijët . Monedhat e argjendit , kur vendosen në rezervuarët e ujit , eliminojnë bakteret .
Kujdesi dhe respekti i njerezve ndaj këtyre metaleve mund të shihet edhe në rregullat e mirësjelljes . Enët e arit ose argjendit qe perdoren per te shërbyer janë konsideruar gjithmonë si një shprehje e mikpritjes .
Hekuri
Nëse keni prerë një mollë me një thikë hekuri, shpejt do të nxihet për shkak të prodhimit të kripës të acidit malik. Konsumi i kësaj substance kontribuon në normalizimin e përbërjes së gjakut, sidomos pas sëmundjeve infektive. Rekomandohet ngrënia e tillë e mollës dy herë në ditë, e cila është e favorshme për punën e shpretkës dhe mëlçisë. Kjo gjithashtu forcon muskujt dhe parandalon aneminë.
Nuk rekomandohet bartja e gjërave të bëra prej hekuri gjatë gjithë kohës . Po ashtu mund të jenë e dëmshme për të qëndruar në një vend për një kohë të gjatë, në qoftë se në atë dhomë ka shumë gjëra të bëra nga hekuri. Një qëndrim i gjatë në një dhomë të tillë shpejt mund të ju krijojë lodhje. Përveç kësaj, është keq që të flini me kokën tuaj mbi një ngrohës (një radiator), ajo çon në shkatërrimin e biozones se njeriut. Më pas, ju mund të vuani nga lodhja, nervozizmi dhe dhimbjet e kokes.
Gjatë një bisede të pakëndshme, është e mirë që të mbani një objekt hekuri në dorën tuaj dhe mentalisht të transmetoni emocionet negative tek ai objekt.
Çeliku
Ky aliazh i hekurit dhe karbonit ka aftësinë për të “pastruar” boshtin e kurrizit. Për ta bërë këtë, duhet të drejtuar një thikë çeliku lart përgjatë gjithë shpinës (nga ashti i mjedisit deri në majë të kokës) në një distancë prej 10-15 cm nga trupi. Ushtrimi mund të bëhet me ndihmën e dikujt tjetër disa herë në ditë.
Bakri
Aplikimi i monedhave të bakrit në trup mund të kurojë shumë sëmundje. Kjo metodë është lloji më i thjeshtë i refleksologjisë. Aplikimet e bakrit largojnë ethet, dhimbjet nga thyerjet e eshtrave, posedon veti të forta antibakteriale, ndalon gjakderdhjen, përmirëson metabolizmin, qetëson sistemin nervor, rrit efektin e insulinës dhe shëron inflamacionin në trup.
Mjekimi me bakër
Teknika e Metaloterapisë është e vlefshme për shkak se ajo mund të aplikohet tek njerëzit e të gjitha moshave, fëmijët dhe gratë shtatzëna. Monedhat ose pllakat e bakrit mund të përdoren për trajtim. Efekti terapeutik do të rritet ndjeshëm në qoftë se i llustroni dhe shponi vrima në to. Para se ti përdorni ato në trupin tuaj, nxehni ato për 10-20 minuta në një tigan, pastaj le të ftohen dhe i fshini ato me letër gërrithëse (zmerile) “për lirimin më të madh të bakrit”. Ju poashtu mund të vendosni një pllakë të bakrit në një gotë që përmban një tretësirë ujore të klorurit të natriumit (1 lugë për një gotë) për 1 orë. Kur të thahet, vendoseni pllakën në zonën e prekur. Mbajeni atë për të paktën 15 minuta dhe përsëriteni procedurën çdo ditë për dy javë.
Këshilla të dobishme
Dhimbjet e kokes do të largohem në 15-20 minuta në qoftë se e vendosim një monedhë bakri në ballë ose prapa kokës, në varësi të vendndodhjes së dhimbjes.
Kur keni probleme me tretje, vendosni 2-4 monedha në zonen e ezofagut.
Tensioni i gjakut do të ulet në qoftë se ju vendoni një rreth të bakrit në kokë.
Një pjesë e mavijosur do të zhduket më shpejt në qoftë se ju vendosni një monedhë bakri mbi të.
Është mirë që të mbani një byzylyk bakri në dore. Ajo mbron kundër pagjumësisë, neurozave, krizat e hipertensionit, lehtëson dhimbjet e kyçeve dhe të muskujve.