- 500 gr.karota
- 400 gr.brokoli
- 200gr.patate
- arrë muskati
- 250gr.djathë feta
- 2 vezë
- 80gr djathë i dhenëve
- gjalpë,vaj,kripë dhe piper zi
Patatet e ziera i presim në copa të imëta dhe i vëmë në një enë të thellë.pastaj,në enë e grijmë djathin,shtojmë djathin feta dhe e grijmë pak arrë muskati.Në enë i thyejmë dy vezët.Në enë i shtojmë brokolit e prerë dhe dy-tri karota të prera në kube të vogla.Përziejmë derisa të fitojmë një masë homogjene.Kallëpin për pjekje në formë kurore e lyejmë me gjalpë.Karrotat i presim në shirita të holla dhe i rendisim në kallëp derisa të mbulojmë kallëpin.Masën nga ena e madhe e vëmë në kallëpin.
Masën nga ena e madhe e vëmë në kallëpin mbi të cilin kemi renditur shirite të holla karote.Me lugë e rrafshojmë masën.Mbi masë,rendisim edhe një shtresë me shirita të holla karote,Me gërshërë resim shiritat e karotave të cilat dalin,mbi sipërfaqen e kallëpit.Kallëpin e vëmë në tavë me ujë.Tavën e vëmë në furrë pjekim 50 minuta në temperaturë 200 gradë.Kallëpin e mbulojmë me pjatë dhe e kthejmë nga prapa.Mesin e kurorës e mbushim me lule brokoli,të cilave ua kemi larguar bishtat,një trangull(katravec)e presim në feta të holla,i palojmë përgjysmë dhe i rendisim në skajet e pjatës për servirje.Rrethin me feta të trangujve e ndërpresim në dy vende në të cilat dekorojmë me nga tri domate,dhe kurora me karrota është e gatshme.