Lëkura e bukur është ëndrra e çdo gruaje. Megjithë besimin se dukja rinore vjen vetëm me ndihmën e produkteve dhe trajtimeve të shtrenjta, do të ju zbulojmë se kjo nuk është e vërtetë.
Këtu ju sjellë disa këshilla dhe reçeta për maska që vetë mund të i bëni shpejtë dhe lehtë.
Pini shumë ujë
Kjo është këshilla më e thjeshtë dhe ndoshta më e mirë në qoftë se ju doni të i parandaloni dhe zvogloni rrudhat. Uji, përveç që ju hidron, ndihmon të mbajë lëkurën e fytyrës tuaj më të bukur dhe më elastike.
Avokado maskë
Përveç që është shumë i shëndetshëm për trupin, vajrat natyrale të këtij fruti bëjnë mrekulli kur është fjala lëkurën. Bëni një pire nga ky frut dhe aplikoni atë në fytyrën tuaj.
Maskë me vaj ulliri dhe avokado
Vaji i ullirit është një tjetër ushqim që është shumë i mirë për kujdesin e lëkurës. Përgatitni një maskë me një frutë avokado, 2 lugë vaj ulliri dhe disa pika limoni. Kjo maskë është e mirë për lëkurën e thatë dhe për më tepër zvogëlon rrudhat.
Kakao maskë
Kakao është një antioksidant i shkëlqyer që përdoret kundër mplakjes së lëkures. Për këto efekte kakao përdoret në përgatitje të preparateve dhe kremave antirid. Për të krijuar një maskë ju duhet; një çerek filxhan kakao, një një çerek filxhan mjaltë dhe 3 lugë ajkë kosi. Përzieni të gjithë përbërësit dhe maska juaj kundër rrudhave është gati.
Trangull dhe kos
Përveç kombinimit në sallatë, mund të përgatitni edhe një maskë për freskimin e fytyrës tuaj. Leni të thahet në fytyrën tuaj për 10 deri në 15 minuta, pastaj hiqni maskën nga fytyra. Kosi do të veprojë për të hequr qelizat e vdekura të lëkurës, dhe trangulli përveç efektit freskues ndihmon edhe për të mbyllur poret.
Maskë me limon dhe mjaltë
Limoni është një zbardhues natyrorë, dhe kur vjen puna për lëkurën ndihmon për të hequr njollat dhe pikat e moshës. Përzieni në proporcione të barabarta mjaltë dhe lëng limoni.
Ananas
Nëse keni rrudha ne fytyrë, ananasi është zgjidhje. Fërkoni fytyrën tuaj me një cope ananasi dhe leni të veprojë për 10 deri në 15 minuta, pastaj pastroni fytyrën. Me aplikimin e rregullt rezultatet janë shpejt të dukshëm.
Vërejtje;
Para se të aplikoni ndonjë prej këtyre maskave duhet të kontrolloni nëse në ndonjërin prej keytre përbërsëve jeni alergjik. Përveç për maska të caktuara ku koha është e specifikuar, maska të tjera mund të mbahen deri në 30 minuta. Nëse keni ndjenjë djegie apo siklet largoni maskën menjëherë duke larë fytyrën me ujë të vakët